Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shoqërohet forcërisht me Polici pajtuesi i gjaqeve, Nikollë Shullani. Refuzoi dy herë…

Pajtuesi i gjaqeve i cili ndërmjetësoi për të liruar Jan Prengën pas rrëmbimit në janar të këtij viti është shoqëruar ditën e djeshme forcërisht për në SPAK, raporton News24.

Nikollë Shullanit i janë çuar 2 fletë thirrje për të dëshmuar në SPAK por nuk i është përgjigjur kurse herën e tretë Prokuroria kërkoi ndihmën e Policisë.

Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri, ka ndërhyrë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti.

Po ashtu edhe djali i Nikollë Shullanit, Gëzim Shullani është i përfshirë në këtë ngjarje, por në një intervistë kohë më parë për ‘News24’ ka thënë për të birin se nuk ka lidhje me trafikun e drogës në Angli por është përshirë për të shpëtuar Jan Prengën.

Më 17 janar të 2020 Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë me automjet nga disa persona. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak dhe trupi nuk i është gjetur ende.

Deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Nga ana tjetër dyshohet se konflikti fillon në Angli, aty ku vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga i cili i bllokoi një dërgese kokaine një tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador.

Ky i fundit pasi Astrit Prenga i bllokoi 300 kg kokainë urdhëroi në Shqipëri që të merrej peng vëllai i tij i madh në formë presioni për të liruar ngarkesën por gjatë pengmarrjes Jan Prenga ndërroi jetë.

%d bloggers like this: