Racizëm sistemik? Shefi indigjen i Kanadasë ‘masakrohet’ gjatë arrestimit

Videoja e arrestimit të dhunshëm të një shefi indigjen ka tronditur Kanadanë, duke kthyer në qendër të vëmendjes racizmin sistemik në forcën policore të vendit.

Pamjet tregojnë se shefi Athabasca Chipewyan qëllohet me grushta vazhdimisht nga një oficer i Policisë Kanadeze.

Ngjarja ndodhi në Fort McMurray, Alberta, më 10 mars.

Protestat që kërkojnë reforma policore janë përhapur në Kanada kohët e fundit pas shpërndarjes nga SHBA.

Megjithëse Komisionerja e RCMP, Brenda Lucki fillimisht tha se “nuk mund të thotë me siguri” nëse racizmi sistemik është problem me policinë, të Premten pasdite ajo lëshoi një deklaratë ku thuhej se “racizmi sistemik është pjesë e çdo institucioni, përfshirë RCMP”.

%d bloggers like this: