Protestat “ndezën” Beogradin, Vuçiç tërhiqet nga rikthimi i karantinës

Serbian President Aleksandar Vucic listens Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan during a joint news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Oct. 7, 2019. Turkish President Recep Tayyip Erdogan said Monday in Belgrade that Turkey will continue to play a “constructive role” in boosting stability in the Balkans where it maintains historic influence stemming from the centuries-long Ottoman rule. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vendosi që të tërhiqej nga plani i tij për t’i imponuar karantinimin popullsisë, pasi mijëra persona protestuan në qendër të Beogradit.

Kreu i shtetit serb lajmëroi të martën se masat e reja do të bëheshin publike në ditët në vazhdimin, por kjo solli një reagim të ashpër nga ana e qytetarëve të cilët u befasuan nga ky ndryshim i qëndrimit të tij.

Të shumtë ishin ata protestues të cilët përpara parlamentit bërtitën “Dorëheqje, dorëheqje”. Protestat nisën të martën dhe pati të plagosur nga radhët e policisë dhe të protestuesve.

Gjithashtu policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, duke e bërë më të ndërlikuar situatën.

Vuçiç më pas u tërhoq e tha se nëse nuk ka një gjendje të jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të vendosë orën policore.

Kreu i shtetit serb shtoi se kryeministrja dhe ministri i Shëndetësisë “ndoshta vendosin nesër të aplikojnë masa më të ashpra, por pa futur një shtetrrethimi”.

Shefi i epidemiologjisë së vendit “Predag Kon” tha për televizionin N1 të Serbisë, se protesta tregoi se si ndiheshin njerëzit për bllokimin.

Disa njerëz tentuan të hynin në parlament, duke sulmuar policët me gurrë dhe bomba molotov.

Kritikët e Vuçiçit e akuzojnë se ai e vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për të mbajtur një zgjedhje, të cilën ai e ka mohuar.

%d bloggers like this: