PRETENDUESI KA PËR DETYRË TË SJELL DËSHMI

Pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: “لَوْ يُعْطَى النَّاسُ بِدَعْوَاهُمْ لَادَّعَى رِجَالٌ أَمْوَالَ قَوْمٍ وَدِمَاءَهُمْ، لَكِنَّ الْبَيِّنَةَ عَلَى الْمُدَّعِي، وَالْيَمِينَ عَلَى مَنْ أَنْكَرَ”.
حَدِيثٌ حَسَنٌ، رَوَاهُ الْبَيْهَقِيّ في “السنن” [10/252]، وَغَيْرُهُ هَكَذَا، وَبَعْضُهُ فِي “الصَّحِيحَيْنِ”.

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Po t’u jepej njerëzve në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet.”
Hadith hasen. E shënon Bejhakiu në sunenin e tij [10/252] dhe disa të tjerë me këtë tekst, ndërsa një pjesë gjendet në dy Sahihët.

Dobit e Hadithit:
1) Hadithi është bazë në çështjet e gjykymit.
2) Gjykatësi gjykon sipas dëshmisë ose betimit, por ka përparsi dëshmia.
3) Në esencë pasuria dhe gjaku janë të mbrojtur përderisa nuk ka argumente ose dëshmi.
4) Edukimi për vërtetimin e gjërave.
5) Duhet të jet i kënaqur rrobi, kur të betohet në Allahun xh.sh.
6) Sheriati e ligjet e Allahut xh.sh. kan ardhur për ti mbrojtur pasurit dhe gjaqet e njerëzve nga nëpërkëmbja.
7) Pretenduesi obligohet të sjell argumente,
Argumentet janë dy lloje:
a) Argumente a dëshmi të dukshme,
b) Argumente që flasin për gjendjen e tij indirekte psh; rasti i Davudit dhe Sulejmanit a.s. për fëmijun e dy nënave që pat hëngër ujku dhe zgjidhja e këtij problemi.
8) Nëse i akuzuari nuk betohet pasi që pretenduesi nuk ka argument atëher gjykohet në disfavor të tij.

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

Vedat Skenderi

%d bloggers like this: