MOS KINI ZILI NDAJ NJËRI-TJETRIT

HADITHI I TRIDHJETË E PESTË

Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin…

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ t قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ: ﷺ “لَا تَحَاسَدُوا، وَلَا تَنَاجَشُوا، وَلَا تَبَاغَضُوا، وَلَا تَدَابَرُوا، وَلَا يَبِعْ بَعْضُكُمْ عَلَى بَيْعِ بَعْضٍ، وَكُونُوا عِبَادَ اللَّهِ إخْوَانًا، الْمُسْلِمُ أَخُو الْمُسْلِمِ، لَا يَظْلِمُهُ، وَلَا يَخْذُلُهُ، وَلَا يَكْذِبُهُ، وَلَا يَحْقِرُهُ، التَّقْوَى هَاهُنَا، وَيُشِيرُ إلَى صَدْرِهِ ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، بِحَسْبِ امْرِئٍ مِنْ الشَّرِّ أَنْ يَحْقِرَ أَخَاهُ الْمُسْلِمَ، كُلُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ حَرَامٌ: دَمُهُ وَمَالُهُ وَعِرْضُهُ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:2564].

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” – këtë e tha tri herë, duke bërë me shenjë në gjoksin e tij. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”

E shënon Muslimi [numër 2564].

Dobit e Hadithit:

1) Ndalimi i zilis, zilia (hasedi) është: urejtja e të mirave që Allahu xh.sh. i ka dhënë dikujt qoft ajo me shpres që të largohen mirësit prej tij ose jo.

2) Ndalimi i mashtrimit të njeri tjetrit në përgjithsi e sidomos në shitblerje në tregti.

3) Ndalimi i urejtjes mes muslimanëve, dhe duke përdor analogjinë themi e kundërta urdhërohemi ta duam njëri tjetrin.

4) Ndalimiqë njëri tjetrit tia kthejmë shpinën qoftë ajo me trup apo me zemra.

5) Ndalimi i ndërhyrjes në shitblerje vazhdon gjatë kohës kur ekziston mundësia për të prishur kontratënapo pas saj.

6) Detyrushmëria e vllazëris në bazë të adhurimit e besimit.

7) Ndalimi i padrejtësis të njëri tjetrit.

8) Ndalimi i tradhtisë, duke përdor analogjinë, themi e kundërta obligohemi ti ndihmojmë qaoftë kur bën padrejtësi ose kur i bëhet.

9) Ndalimi i gënjeshtrës dhe e kundërta detyrushmëria e të qenurit të drejt.

10) Ndalimi i ofendimit të muslimanit sado që është i varfër apo i pa ditur.

11) Devotshmëria vendin e ka në zemër e dalin në shesh shenjat e saj në gjymtyra.

12) Detyrushmëria e respektimit të muslimanit në këto tre gjëra:

a) gjakun,

b) pasurinë,

c) nderin e tij

%d bloggers like this: