Mjeku Alket Koroshi ‘vë duart në kokë’ nga tekstet shkollore: O çfarë pyetjesh absurde…

Me nisjen e vitit të ri shkollor, përmbajtjet e librave vijojnë të kenë probleme shqetësuese për gjuhëtarët dhe për prindërit.

Mungesa e koordinimit mes institucioneve arsimore reflekton gabimet në hartimet e teksteve mësimore për nxënësit.

Këtë problem së fundmi e ka hasur dhe doktori Alket Koroshi i cili e ka bërë publike në llogarinë e tij në Facebook.

Koroshi tregon me anë të postimit se ai ishte thirrur nga mbesa e tij për ta ndihmuar , por ishte habitur me pyetjen që ndodhej në tekst.

Më pas ai ka bërë dhe një paralelizëm duke treguar një histori të Shvejkut të famshëm.

”‘O çfarë pyetjesh absurde u bëhen fëmijëve në shkollë…. O Zot çfarë tekstesh kanë përkthyer e adaptuar specialistët tanë? Më kërkoi ndihmë mbesa ime në klasën e katërt për lëndën “dituri natyre” sot mbas dite dhe me dëshire mora në dorë tekstin e kësaj lënde për ta ndihmuar . Ishte një probleme e tillë e shkruajtur në tekst: Gimi e ka kockën e krahut 34 cm . Andi, djali i Gimit e ka kockën e krahut 27 cm.

Pyetja : gjeni gjatesinë e kockës së krahut të babait të Gimit ??

E lexova dhe pashë nga e vogla ime me habi , ime mbesë që me shihte me qesëndi sikur më thoshte : e mo gjysh e gjen dot? Nuk kisha dëgjuar ndonjë herë pyetje më idiote. O Tempora , o Mores … Ku kemi arritur… Dhe pretendojmë të mësojmë fëmijët tanë me njohuri, me edukatë e me kulturë…

Epilogu:

E pyetën një herë Shvejkun në provim:”A dini si të llogaritni diametrin e globit?”

“Jo, kam frikë se nuk do ta bëja,” u përgjigj Shvejku, “por unë do të doja t’ju pyesja vetë një gjë e gjezë, zotërinj.: Kemi një shtëpi trekatëshe, me tetë dritare në secilin kat. Në çati ka dy dritare papafingo dhe dy oxhakë. Në çdo kat ka dy qiramarrës. Dhe tani, më thuaj, zotërinj, në cilin vit vdiq gjyshja e portierit të shtëpisë?

%d bloggers like this: