MEDITIME KURANORE – 161

  1. Frika nga përfundimi i keq! Sehl Ibn Abdilah et Testurij, rahimehullah, thoshte; “Robërit e sinqertë të Allahut gjithnjë frikësohen nga përfundimi i keq, kjo frikë tek ta është në çdo lëvizje, kohë dhe vend. Ata që janë i përshkroi Allahu në Librin e Tij;

وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara, Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.” (Mu’minun; 60-61).

Ihja Ulum ed Din; 4/172

  1. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.” (Mu’minun; 60-61).

Është më e mirë dhe e lavdëruar që besimtari të shpejtoj në kryerjen e veprave të mira, psh; ta kryej faljen e namazit në kohën e parë me xhemat (menjëher pas thirrjes së ezanit), etj. Këtë mësim e marim nga kjo porosi Kuranore, të tillët lavdërohen nga Allahu në Kuran dhe janë prej robërve të zgjedhur të Allahut!

Ibnul Arabi, rahimehullah Ahkamul Kuran; 5/467

  1. Frika nga përfundimi i keq! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (Mu’minun; 60).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: ” Edhe pse kryejnë vepra të mira, megjithatë ata frikësohen se nuk do të shpëtojnë nga zjarri i Xhehenemit. Besimtari bashkon dy gjëra, kryerjen e veprave të mira dhe frikën nga dënimi dhe mospranimi i tyre. Kurse munafiku bashkon dy gjëra, veprat e këqija dhe sigurinë se do shpëtoj nga zjarri.”

Tefsir et Taberi; 19/45

  1. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ ۚ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

“Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.” (Mu’minun; 96).

Ndjeke rrugën e bamirësve dhe burrave të mëdhenj. Mos prit me ta kthy me të mirë të mirën që ia ke bë dikujt. Bë mirë duke mos pritur kthyerjen e asaj të mire nga të tjerët! Ka shembuj të shumtë të punëve të mira, po ndër to: Jepi selam atij që nuk të jep selam!

Ibnul Arabi, rahimehullah Ahkamul Kuran; 5/473

  1. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Medito se si i bashkoi Allahu në Kuran ngrënien e ushqimit hallall dhe kryerjen e veprave të mira; يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

“(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.” (Mu’minun; 51).

Ngrënia e ushqimit hallall është mjet i cili lehtëson edhe kryerjen e veprave të mira ashtu siç është ngrënia e ushqimit haram pengesë në kryerjen e veprave të mira.

Fehd el Ujban

Nga arabishtja; Suad Shabani

%d bloggers like this: