Marok, nis rihapja graduale e xhamive

Xhamitë e Marokut do të nisin të rihapen nga 15 korriku në mënyrë graduale dhe do të qëndrojnë të mbyllura për lutjen e madhe të së premtes, njoftoi sot Ministria e Çeshtjeve Islame.

“U vendos që të rihapen gradualisht xhamitë në të gjithë territorin kombëtar nga 15 korriku, duke marrë parasysh situatën lokale epidemiologjike dhe kushtet e kontrollit shëndetësor”, tha Ministria në një deklaratë.

Besimtarët duhet të vënë maskë, të përdorin qilimin e tyre të lutjes, të mbajnë një distancë prej rreth 1,5 metrash me të tjerët dhe të shmangin tubimet dhe shtrëngimet e duarve”, vazhdohet në deklaratë.

Po sipas deklaratës, respektimi i masave në hyrje të xhamive do të sigurohet nga Komisionet lokale.

%d bloggers like this: