Lekaj tha se Kurti bëri “politikë feministe”, e ngatërron me “fëmijërore”, kërkon falje pas deklaratës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj mbrëmë në një emision televiziv duke folur rreth punës së ish kryeministrit Albin Kurti, e krahasoi si “një politikë feministë e Kurtit, mos përgatitje apo mosguximi për të qeverisur me vendin në situata të vështira, kur edhe përpara ka pasur dialogun me Serbinë që nuk ka qenë i përgatitur”.

Në vijim të emisionit, Lekaj duke tentuar të shpjegojë më tej mendimin e krahason “politikën feministe” me “fëmijërore”.

Pas reagimeve në rrjetet sociale, Lekaj sot në një postim në Facebook u ka kërkuar falje, veçanërisht gjinisë femërore.

“Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën ‘Feministe’ (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”.

Ndryshe, lidhur me deklaratën e Lekajt, kanë reaguar edhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe politikanë.

Deklaratën lidhur me këtë çështje mund ta ndiqni nga minuta e 27-të.

Të nderuar qytetarë, Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me…

Posted by Pal Lekaj on Friday, June 12, 2020

%d bloggers like this: