KUSHDO QË SHEH NDONJË TË KEQE, LE TA NDRYSHOJË

HADITHI I TRIDHJETË E KATËRT

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيّ  قَالَ سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: “مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ، وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:49].

Nga Ebu Seid el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Kushdo që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët.”

E shënon Muslimi [numër 49].

Dobit e Hadithit:

1) Për të ndryshuar të keqen duhet të ket parasysh thirrësi tre lloj të diturive:

a) Dituria për fenë e dispozitat islame,

b) Dituria për gjendjen e atyre që i fton,

c) Dituria për mënyrën e thirjes.

2) Urdhërimi në të mirë i ka dy kushte:

a) Të ketë dituri për atë që urdhëron,

b) Të ketë dituri se i urdhëruari e ka lënë të mirën.

3) Ndalimi nga e keqja i ka tri kushte:

a) Të ketë dituri për atë që e ndalon,

b) Të ketë dituri se personi e ka bërë atë vepër të keqe,

c) Ndryshimi i të keqës, mos të shpien në një të keqe më të madhe sepse ndalohet në këtë rast.

4) Ndryshimi i të keqes me dorë, bëhet në dy raste:

a) Ai i cili ka pushtet,

b) Prindi në shtëpin e tij.

5) Ndryshimi i të keqës me gjuhë bëhet:

a) Ti thuash personalisht,

b) Ta dërgojsh e ta orentosh tek ai i cili është kompetent.

6) Ndryshimi i të keqes me zemër bëhet:

a) Ta urejsh me zemër,

b) Ta urejsh ndodhjen e saj,

c) Të dëshirosh që ajo mos të ndodh më e të përsëritet,

d) Të mos prezentosh aty ku bëhet e keqja e mëkati.

7) Në fe ska ngarkim përtej mundësive dhe se obligimet janë të kushtëzuara me mundësi.

%d bloggers like this: