Kina detyron myslimanët të hanë mish derri në nder të festës tradicionale

Autoritetet kineze kanë detyruar muslimanët Ujgur të hanë mish derri gjatë një festivali tradicional Han, për të zhdukur kulturën e vetë grupit pakicë, sipas aktivistëve.
Zyrtarët e Pekinit u shërbyen sendet ushqimore të ndaluara për t’u ngrënë nga feja islame për banorët me përkatësi myslimane në Xinjiang. Ata që nuk pranuan t’i konsumojnë ato do të dërgoheshin në kampe riedukimi, sipas Kongresit Botëror të Ujgurit, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Veprimi i tillë ndodh në kohën kur qeveria kineze po akuzohet për kryerje të “gjenocidit demografik” kundër popullatës myslimane Ujgure nga aktivistët e të drejtave njerëzore.

Kongresi Botëror i Ujghurit, një grup me seli në Gjermani i dedikuar pakicën etnike, pretendoi se zyrtarët kinezë kërkuan që ujgurët të festonin Festivalin e Barkave të Dragoit duke ngrënë një ushqim tradicional kinez të mbushur me mish derri.

Festivali ‘Duan Wu’, ndodh në ditën e pestë të muajit të pestë të kalendarit hënor çdo vit dhe është një nga festivalet më të lashta të kinezëve.

Myslimanët kinez zakonisht nuk e festojnë këtë lloj tradicioni kulturor. /Lajmi.net/

%d bloggers like this: