HADITHI 28

HADITHI 28

Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:

“Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, na këshilloi me disa fjalë
nga të cilat na u rrëqethën zemrat dhe na rrodhën sytë lot.

Thamë: o i Dërguar i Allahut, sikur është një fjalim i lamtumirës andaj na porosit.

Ai tha: ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut. Të dëgjoni dhe respektoni edhe nëse robi bëhet udhëheqësi juaj, sepse ai që do të jetojë prej jush do të sheh mosmarrëveshje të shumta; andaj ju porosis (të mbaheni) për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të
drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe ruhuni nga gjërat e
shpikura sepse çdo e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim.”

______________________
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)

%d bloggers like this: