Hadithi 26

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha:

“Në çdo ditë që lind Dielli njerëzit e kanë obligim të japin lëmoshë për çdo nyje të trupit të tyre: të zgjidhësh problemin mes dy personave është lëmoshë. Të ndihmosh ndonjërin për të hipur mbi kafshën e tij apo t’i ndihmosh ta ngarkojë plaçkën e tij mbi kafshë është lëmoshë. Fjala e bukur është lëmoshë. Çdo hap për në namaz është lëmoshë dhe të largosh një pengesë nga rruga është lëmoshë.”
______________________

(Buhariu dhe Muslimi )

%d bloggers like this: