Filloi HAXHI në kohë pandemie – Prap se prap e gjetëm një Shqiptarë Haxhi

Shumë u luta e shumë po lutem ditë për ditë e natë për natë, asnjëherë o Furnizues nuk mi ktheve duart thatë.
Shumë po lutem e pak më duket ti e di se më beson,

Është e pakët çka bën robi smund t’falenderoj sa e meriton.

Bota u mbyll nga pandemia shumë gjëra u shtynë për vite tjera,

Kur çdo gjë në botë u mbyll veç n’shtëpinë tënde s’mu mbyll dera.

Mijra vet për një dëshirë që si ata njësojë e dua,

Falemnderit Zoti im që musafir më zgjodhe mua.

Do të lutem sa të mundem që sa më shpejtë t’kalon kjo ngjarje,

E më asnjë besimtarë nga shtëpia jote mos t’ket ndarje.

Kushtrim Osmani – Haxhi 2020
%d bloggers like this: