Erdoğan: Vendimi për Ajasofjan, për të drejtat dhe dëshirat e kombit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se vendimi i vendit të tij për statusin e Ajasofjas ka të bëjë me të drejtat dhe dëshirat e kombit turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk e miratuam këtë vendim duke shikuar se kush, çfarë tha, por duke shikuar se cilat janë të drejtat tona dhe çfarë dëshiron kombi ynë”, tha Erdoğan në video-fjalimin e tij me rastin e hapjes së urës më të lartë të vendit, Urës Beğendik, në provincën juglindore Siirt.

Presidenti Erdoğan tha se njerëzit që nuk kanë bërë asgjë “për të parandaluar armiqësinë ndaj Islamit në vendet e tyre” po sulmojnë “vullnetin e Turqisë për të ushtruar të drejtat sovrane”.

Erdoğan gjithashtu përshëndeti suksesin e Turqisë kundër organizatave terroriste dhe elementeve tjera zullumqare.

Ai gjithashtu tha se vendi ka hyrë në një fazë në të cilën nuk përballet më me marionetat, por me ata që qëndrojnë pas marionetave, duke shtuar se nuk do të funksionojnë as organizatat terroriste, as agjendat joproduktive apo kurthet e tjera.

“Ne jo vetëm që kemi mposhtur organizatat terroriste që përpiqen të rrethojnë kufijtë tanë, por gjithashtu kemi krijuar një linjë shumë të thellë të sigurisë në tokë dhe në det”, shtoi Erdoğan.

Ndryshe, ura Beğendik ka një gjatësi prej 450 metrash dhe është e lartë 165 metra lidh rajonet Van-Tatvan-Bitlis dhe Siirt-Mardin-Batman të Turqisë.

Ura do të zvogëlojë kohën e udhëtimit nga Vani në qarkun Pervari në Siirt nga pesë orë në dy orë.

%d bloggers like this: