Erdoğan: Më 15 korrik, i thyem ata që deshën të na e heshtin ezanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se tentativa për grusht shteti më 15 korrik 2016, e orkestruar nga organizata terroriste FETO, ishte përpjekje e dështuar për “t’i vënë zinxhirin popullit liridashës” turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 15 korrik tentuan sërish t’ia vënë zinxhirin këtij populli liridashës, por, falë Zotit, nuk arritën”, tha Erdoğan në një adresim për kombin me rastin e 4 vjetorit të tentativës për grusht shteti.

“Me rezistencë të lavdishme, i thyem ata që deshën të na e heshtin ezanin, ulin flamurin dhe nëpërkëmbin vullnetin kombëtar”, theksoi presidenti turk.

“Sado që të përpiqen, FETO nga brenda, PKK nga jashtë, dikush nga poshtë e dikush nga lartë, nuk do të mund të na e heshtin ezanin dhe të na e ulin flamurin”, shtoi ai.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën e dështuar për grusht shteti, nga e cila jetën humbën 251 njerëz dhe afro 2.200 u plagosën.

%d bloggers like this: