Erdoğan: Ajasofja është çështje e sovranitetit të Turqisë

Shndërrimi i Ajasofjes në xhami është çështje sovraniteti, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për përfaqësuesit e mediave pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nuk i sheh si detyruese reagimet ndërkombëtare për rihapjen e monumentit të Stambollit për adhurim për muslimanët”, theksoi presidenti Erdoğan.

Ai shtoi se falja e namazit të parë do të bëhet në xhumanë e ardhshme, më 24 korrik, për rreth 1.000 deri në 1.500 adhurues në një njëjtën kohë.

Konflikti Azerbajxhan-Armeni

“Turqia asnjëherë nuk do të lë të vetëm Azerbajxhanin”, tha Erdoğan në lidhje me sulmin ndërkufitar me të shtëna artilerike nga Armenia.

“Karabaku është nën okupim. Treshja e Minskit e ka lënë çështjen në tryezë për 25-30 vjet”, shtoi ai.

Të dielën e kaluar, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me të shtëna artilerike drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, ndërsa më pas u tërhoq pas pësimit të humbjeve nga hakmarrja e ushtrisë së Azerbajxhanit.

Njëmbëdhjetë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral të lartë dhe një kolonel, u martirizuan në përleshjet ku mbetën të plagosur edhe katër të tjerë.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, trupat armene hapën zjarr edhe në zonat e banuara në fshatrat Ağdam dhe Dondar Kuşçu. Një qytetar 76-vjeçar i Azerbajxhanit humbi jetën në sulmet e Armenisë, të cilën Baku zyrtar e ka akuzuar se ka fshehur humbjet.

Azerbajxhani e ka fajësuar Armeninë për veprimet “provokuese” ndërsa Turqia i dha mbështetje Azerbajxhanit dhe paralajmëroi Armeninë se nuk do të hezitonte të qëndronte kundër çdo lloj sulmi ndaj fqinjit të saj lindor.

Ushtria armene në vitin 1991 okupoi në mënyrë të paligjshme rajonin e Malësisë së Karabakut, një territor që ndërkombëtarisht është e njohur si pjesë e Azerbajxhanit.

Katër Rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe vendimet e shumë organizatave ndërkombëtare, i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese armene nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.

%d bloggers like this: