Elhamdulilah – Në Maqedoni numri i të shëruarve e kalon numrin e të infektuarve nga kovid 19

Pas një kohe shumë të gjatë numri i personave të cilët janë shëruar është më i madh se i personave që janë infektuar me virusin KOVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se në 24 orët e fundit, betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 123 persona. Në bazë të qyteteve, Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërçovë-1 dhe Resnjë 5.

Në 24 orët e fundit janë bërë 954 testime ndërsa pozitiv kanë dalë 120 persona.

“Rastet janë evidentuar në Shkup-64, Kumanovë-4, DIbër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërcovë-5 dhe Resnjë-5”

Katër pacientë kanë humbur jetën. Që të gjithë janë nga Shkupi edhe atë të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare.

MSH

Numri i personave të diagnostifikuarve me Kovid-19 që nga fillimi i pandimisë në vendin tonë është 6454, numri i pacientëve të shëruar 2598 i të vdekurve është 306. Për momentin numri i rasteve aktive 2është 3550”

Më tepër raste aktive ka në qytetin e Shkupit edhe atë 2049. Nga komunat në Shkup, vazhdon të kryesoj Cairi me 454 raste aktive, Aerodromi-166, Gazi Baba-185, Qendra-152, Karposh-170, Butel-173, Kisella Voda-119, Gjorçe Petrov-118, Studeniçni- 111.

%d bloggers like this: